Policia e Shqipërisë nis operacion special ndaj braktisjes së fëmijëve në Evropë

Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar kontrollet dhe ndëshkimet ligjore ndaj qytetarëve që braktisin fëmijët e mitur në vendet e Bashkimit Evropian apo në vende të tjera me qëllim azilkërkmin. Organet e rendit janë duke kryer kontrolle të imtësishme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia shqiptare ka proceduar penalisht një një 24-vjeçar, për braktisje me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani.

Gjatë muajit janar 2023, Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar se ka proceduar penalisht edhe një 47-vjeçar, pasi kishte dërguar me dëshirën e tij ilegalisht, me qëllim kërkimin e azilit në Angli djalin e mitur 15-vjeçar.

Policia shqiptare ka njoftuar se në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, nga Kukës. A.P., kishe pranuar se kishte braktisur me dëshirë në Gjermani vëllain e mitur 16 vjeç.

Më datë 14 janar, Policia Kufitarr e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, nga Fushë Kruja. Pasi S. D., e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin.