Policia e Ferizajt u heq patentë shoferin 127 vozitësve gjatë muajit tetor

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tetor ka shqiptuar 6 mijë e 335 gjoba kundërvajtëse në trafik për shoferë të veturave.

Sipas njoftimit të policisë së këtij rajoni, më së shumti gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë.

“Gjatë muajit tetor-2023 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6335 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 127 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje të patent shoferit” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më poshtë të gjitha gjobat e shqiptuara nga Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit tetor:

  • Tejkalim i shpejtësisë, 2,166 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 771 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 443 gjoba
  • Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 394 gjoba
  • Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 286 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 228 gjoba
  • Tejkalim në vijë të plotë, 52 gjoba
  • Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 8 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 5 gjoba
  • Të tjera , 1972

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdoj me aktivitetet për parandalimin e aksidenteve dhe fton qytetarët për bashkëpunim.