Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia e Ferizajt shqipton mbi 6 mijë gjoba në trafik për një muaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar 6 mijë e 313 gjoba për kundërvajtje gjatë muajit maj dhe ka hequr 98 patentë për shoferët që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

Për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 1 mijë e 842 gjoba, për vendosje të foljes ose materialit tjetër në dritaret e veturës 312 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes 293 gjoba.

Gjoba janë shqiptuar edhe për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar (56 gjoba), kyçje të pa rregullt në rrugën kryesore (43 gjoba).

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të raportuar të gjitha kundërvajtjet në komunikacion.