Policia dhe inspektorët e AVUK-ut shqiptojnë dhjetëra gjoba në Pejë

Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë fundjavës, kanë inspektuar dhjetëra lokale në rajonin e Pejës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se, njësitet Policore së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë.

Gjatë inspektimit janë mbyllur tri lokale, janë shqiptuar katër gjoba për persona juridik dhe 73 gjoba për persona fizik.

I gjithë ky aksion, sipas Policisë, u bë në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Tutje, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.