Polici me maskë të vendosur në kundërshtim me rekomandimet e IKSHP-së

Një polic është fotografuar pa maskë në fytyrë në qendër të Prishtinës.

Në fotografitë e dërguara në adresën e KALLXO.com shihet se polici kishte maskë, por me të cilën nuk mbulonte gojën dhe hundën, sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike për të mos u infektuar nga C0VID-19.

Sipas, vendimit të Qeverisë së Kosovës të gjithë qytetarët duhet të bartin maskë jashtë shtëpisë së tyre.