Polemika mes Arben Gashit e Arbërie Nagavcit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci për përfshirje në diskutimet e deputetëve në cilësinë e kryesueses së seancës.

“Në formë të këshillës për ju si kryesuese e seancës. Është e patolerueshme që me i komentu diskutimet e deputetëve. Nuk preferohet kryesuesi i seancës me i komentu diskutimet individuale të deputetëve. Mundesh me marr fjalën me diskutu, më repliku, por jo prej pozitës së kryesueses. Miqësisht të këshilloj që mos me përdor”, tha ai.

Ky reagim ka ardhur pasi Nagavci ironizoi me diskutimet lidhur me doancionet nga Serbia të cilat kryetarja Vjosa Osmani tha se janë dërguar në Kosovë që nga viti 2016.

“Meqenëse kryetarja aktualisht nuk është këtu ajo ju njoftoi të gjithëve se do ta përcjell shkresën. E kemi edhe një zëvendëskryeministër tani nga Lista Serbe ju ndihmon sigurisht me kuptu ku saktë kanë shku ato [donacione nga Serbia]”, tha Nagavci.