Foto: Ilustrim

Podujevë, vëllai dyshohet se i rrahi motrat e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrave të tij.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh, rreth orës 23:55.

Sipas Policië, ai është arrestuar një ditë më vonë, më 3 tetor.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.