Foto: Ilustrim

Podujevë, e reja rrah vjehrrën

Një rast i rëndë i dhunës familjare ka ndodhur në fshatin Ternavë të Podujevës.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 12:25.

Policia tregon se ka arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.