Foto: Ilustrim

Podujevë, arrestohet i dyshuari për organizim të bixhozit

Policia e Kosovës njofton se në qytetin e Podujevës ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që është hasur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të skemave piramidale dhe të bixhozit.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, 14 tiketa të shtypura dhe 47 euro para të imëta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.