Pllaka përkujtimore për Nënë Terezën në Shkup edhe në gjuhën shqipe

Qyteti i Shkupit ka rregulluar pllakën përkujtimore për Nënë Terezën edhe në gjuhën shqipe.

Pllaka e re e cila është rindërtuar në vendin ku ishte shtëpia e lindjes së Nënës Terezë do të jetë në tri gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Lajmi për rregullimin e pllakës përkujtimore për Nënën Terezë edhe në gjuhën shqipe është bërë publike edhe nga Skënder Asani, drejtor i  Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

ITSHKSH ishte iniciatorë për riregullimin e kësaj pllake në gjuhën shqipe.

Përmes një njoftimin në Facebook, Asani ka bërë të ditur se tash e në të ardhmen vizitorët do të kenë qasje të lirë që të bëjnë nderime dhe të vendosin lule të freskëta në vendndodhjen e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe me këtë po hapet udhë që institucionet të përgatisin një infrastrukturë ligjore me të cilën do të vendosin nën mbrojtje shtetërore gjithë trashëgiminë materiale e shpirtërore të Nënës Terezë.

“ITSHKSH bashkë me shoqërinë civile dhe institucionet tjera arriti të kurorëzojë një betejë të dinjitetshme kulturore pa përdorur shantazhin dhe presionin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kultivojmë frymën e Nënës Terezës, në emër të së cilës kemi ngritur edhe një Departament të posaçëm në kuadër të ITSHKSH”, ka shkruar Asani në Facebook.

Pllaka përkujtimore për Nënën Terezë gjendet në Qendër të Shkupit në Sheshin “Maqedonia”.