![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2019/09/Shirit-i-Policise-foto-reporter-al-633x310.jpg)
Foto: Ilustrim
Plagosje me armë zjarri në Prizren
29.8.2020 - 12:31
Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 21:40 në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për shkak se ishte plagosë me armë e zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë./21Media