Foto: Ilustrim

Plagosja e mbrëmshme në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

Mbrëmë në fshatin Jahoc të Gjakovës është raportuar për një plagosje me armë zjarri.

Personi i plagosur është L.G. i lindur më 1988, nga fshati Meje i komunës së Gjakovës.

I njëjti është qëlluar nga disa persona të panjohur  dhe më pas është trajtuar në QKUK.

Policia njofton se për këtë rast, janë arrestuar dy të dyshuar dhe është konfiskuar një pushkë
gjuetie me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një i plagosur në Gjakovë, Policia jep detaje