Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në një rast që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, Borovci tha se Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.