Foto: Rtv21

Pika kufitare në Merdarë me fluksin më të madh të udhëtarëve

Në pikën kufitare ‘Merdarë’ fluksi i hyrjeve dhe daljeve është më i madh në krahasim me pikat e tjera.

Sipas, Qendrës Kufitare për menaxhim kufitar në Merdarë numri i hyrjeve në minutë është 20 deri në 30, ndërsa numri i daljeve është 200 deri në 240.

Kolonat në hyrje të Merdarës janë 80 metra, ndërsa në dalje kolonat arrijnë deri në 1300 metra.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare numri i hyrjeve dhe daljeve është nga tre deri në pesë hyrje në minutë.