Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Koha e pritjes nëpër pika kufitare, të dhënat e fundit

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë ato në pikën kufitare në Merdare.

Makinat që janë në dalje nga kjo pikë kufitare po presin deri në 5 orë (300-350 minuta), kurse në hyrje pritjet janë 5-10 minuta.

Kolona e makinave në Merdare shkon deri në 2,000 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet në dalje janë 30-40 minuta, derisa në hyrje 5-10 minuta. Kolona e makinave në këtë pikë shkon deri në 300 metra.

Derisa në pikat kufitare në Jarinjë dhe Mutivodë pritjet në dalje janë 20-30 minuta, me kolona të makinave nga 30-100 metra.

Kurse, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova janë 15-25 minuta, me kolona në hyrje dhe dalje deri në 50 metra.