Petar Petkoviq - Foto: REL/ Zyra për Kosovën

Petkoviq: Sveçla gënjeu për bashkëpunëtorin e djalit të Vuçiqit

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla,i cili bëri të ditur se një nga terroristët e sulmit në Banjskë është  Milorad Jevtiq, për të cilin Sveçla thotë se si bashkëpunëtor i afërt djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Petkoviq përmes një postimi në platformën X ka thënë se Sveçla ka gënjyer në deklaratën e tij.

“Ekstremi i Kurtit, Sveçla, gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiq, në mënyrë që, edhe pse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçla dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, ndaj sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiqt, duke mos i kursyer as fëmijët”, shkroi ai në platformën X.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë publik identitetin e njërit nga terroristët e sulmit në Basnjë të Zveçanit më 27 shktator.

Sveçla ka publikuar letërnjoftimin e Milorad Jevtiq për të cilin ka thënë se ka qenë në edhe në sulmin e 19 majit në Zveçan dhe se është shok i djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq”- ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla: Njëri nga terroristët e sulmit në Banjskë, bashkëpunëtor i afërt i djalit të Vuçiqit