Sveçla takohet në Itali me Komandantin e Karabinierëve, Teo Luzi
11.6.2024 - 15:37
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, më 11.06.2024, është pritur në takim nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.
Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.
“Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët”- thuhet në njoftim.
Ndërsa, Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e karabinierëve në Kosovë.
Tutje thuhet se të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale.