Petar Petkoviq - Foto: REL/ Zyra për Kosovën

Petkoviq: Kurti po bën gjithçka për të nxitur luftë në veri, po përpiqet të rrezikojë dialogun

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar sot gjatë ditës së kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka që mundet për të nxitur luftë në veri të Kosovës dhe po përpiqet të rrezikojë dialogun.

“Kurti po bën gjithçka që mundet për të nxitur luftë në veri të Kosovës-Metohi dhe po përpiqet të rrezikojë dialogun”, ka thënë Petkoviq.

Ai bëri thirrje për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe duke shtuar se “ askush nuk duhet të mendojë se Beogradi mund të harrojë për Bashkësinë e Komunave Serbe”.

Për bastisjen në komunën e Shtërpcës nga trupat e Policisë Speciale të Kosovës, Petkoviq ka thënë se terrori i Kurtit kudër serbëve në Kosovë po vazhdon.

“Duke folur për bastisjen e të enjtes në komunën e Shtërpcës së Kosovës nga trupat e policisë speciale të Prishtinës, Petkoviç tha se terrori i Kurtit kundër serbëve në Kosovë-Metohi po vazhdonte dhe se Kurti po refuzonte dialogun, duke shkelur marrëveshjet nën këmbë dhe duke u përpjekur të poshtërojë serbët në krahinë”, ka deklaruar Petkoviq sipas Tanjug.

Ai ka thënë se bastisja e Shtërpcës ishte e treta këtë vit dhe se, sipas tij Prishtina e kishte organizuar atë në një ditë festash lokale, në një përpjekje për të provokuar një reagim negativ nga serbët e Kosovës ose Beogradit.

“Vetëm përmes reagimeve të përbëra nga populli ynë kemi arritur të shmangim problemet dhe konfliktet e mëdha deri më sot,” tha Petkoviç, duke shtuar se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjithmonë kanë bërë thirrje për paqe dhe qetësi midis serbëve.