Pesë të lënduar në një vetaksident në autostradën Pejë-Prishtinë

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, në të cilin kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Sot më datë 18.01.2022 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, ka ndodhur një rast vetaksident. Si pasojë e këtij vetaksidenti trajtim mjekësor kanë pranuar pesë persona”, ka thënë Kelani për KALLXO.com

Sipas Kelanit një veturë ka qenë e përfshirë në aksident.

Tutje ai tregoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.