Foto: Ilustrim

Pesë të lënduar në dy aksidente trafiku në Gjilan, dy nga të dëmtuarit hospitalizohen

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se në dy aksidente janë lënduar pesë persona, dy nga të cilët janë ndalur për trajtim në Spitalin e Gjilanit si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, për të cilin Policia raporton se dy vetura janë ndeshur mes veti. Në këtë aksident, janë lënduar dy gra. Njëra nga të lënduarat ka mbetur në tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjilanit, ndërsa tjetra është liruar pas tretmanit mjekësor, thuhet në raportin e PK-së.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit. Policia, njofton se një veturë dhe një kamionetë janë përplasur ndër vete dhe si pasojë janë lënduar tre burra.

Sipas Policisë, njëri nga të lënduarit është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor më Spitalin e Gjilanit, ndërsa pas tretmanit mjekësor dy nga të lënduarit janë liruar.