Pesë pacientë me COVID-19 në mjekim intensivë, 130 të tjerë me oksigjeno – terapi

204 pacientë të infektuar me coronavirus COVD-19 janë duke marrë trajtim mjekësor në Siptalet e Kosovës, ka njoftuar ShSKUK.

Në raportin 24 orësh të ShSKUK-së thuhet se 130 prej tyre janë nën asistimin me oksigjeno – terapi ndërsa pesë pacientë të tjerë janë në mjekim intensiv në Klinikën Infektive.

Sa i përket klinikave, në total në klinikën infektive janë duke u mjekuar 85 pacientë, 12 pacientë janë në Klinikën e Pediatrisë si dhe 15 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar edhe në gjashtë spitale rajonale në vend.

Spitali i Gjakovës ka më së shumti pacientë në krahasim me spitalet tjera, 23 të tillë, ai i Mitrovicës 20 pacientë, 16 pacientë janë në spitalin rajonal të Gjilanit, në atë të Prizrenit janë 13 pacientë, 11 pacientë janë në spitalin e Pejës ndërsa katër të tillë në atë të Ferizajt.

Rastet e infektimit në nivel vendi janë rritur dukshëm javëve të fundit, vetëm dje në Kosovë kanë rezultuar të infektuar 2 mijë e 390 qytetarë.

Aktualisht në nivel vendi janë 35 mijë e 51 raste aktive me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike shumica e rasteve pozitive në nivel vendi janë me variantin e ri “Omicron”. Varianti i ri mund të përhapet tek personi tjetër brenda tre minutave.

Deri më tani në nivel vendi virusi Corona ka prekur mbi 204 mijë qytetarë prej tyre mbi 3 mijë kanë vdekur.