Përparim Rama: Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, votoni për transformim të qytetit

Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të  Prishtinës, Përparim Rama, pak më herët ka ushtruar të drejtën e votës në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ai para mediave deklaroi se sot është një ditë e mirë për Prishtinën dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për transformimin e qytetit.

“Unë sapo votova në këtë ditë fantastike me diell, ditë e mirë për Prishtinën. Kohëra të mira për të gjithë qytetarët po vijnë prandaj i ftojnë të gjithë të dalin të votojnë për transformimin  e qytetit tonë”, ka thënë Rama.

Kandidati i LDK-së po përballet në balotazh me Arben Vitinë nga LVV në garën për të parin e kryeqytetit.

Kandidatët e 21 komunave po përballen në balotazh pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, nuk arritën të marrin përqindjen që do u siguronte fitoren.