Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A do t’i kthehet Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia nëse nuk e fiton Prishtinën?

Prishtina do të jetë njëra ndër komunat që do t’i nënshtrohet rundit të dytë të zgjedhjeve këtë të diel.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga LVV-ja, Arben Vitia, ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Vitia ka theksuar se nëse nuk i fiton zgjedhjet, nuk do të kthehet në Ministri të Shëndetësisë.

”Misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë ka përfunduar”, ka thënë ai.

Kujtojmë që në këtë komunë në balotazh janë Arben Vitia nga LVV-ja dhe Përparim Rama nga LDK-ja.

Nga rundi i parë i zgjedhjeve, Arben Vitia i kishte marrë 42.5% të votave ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media