Përmbytjet në Pulmologji, rëntgeni jashtë funksionit

Moti me shi ka shkaktuar vërshime në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, klinikë në të cilën trajtohen pacientët me COVID-19.

Si pasojë e vërshimeve rëntgeni në Pulmologji është jashtë funksionit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha për KALLXO.com se përveç rëntgenit dëme të tjera nuk ka.

“Sa i përket rëntgenit janë ndaluar, tash rëntgenin nuk po mundemi me bo, dëme të tjera nuk ka”, konfirmoi ai.

Ai gjithashtu tha se tashmë vendi është pastruar.

Foto nga vërshimet në Pulmologji i bëri publike zjarrëfiksi Isa Isufi.

Pamje nga vërshimet në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar.