Përleshje mes shtatë personave e në Prishtinë

Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se deri tek përleshja, si pasojë e të cilës katër persona kanë pësuar lëndime dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre.

Sipas raportit policor të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar që më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.