Ilustrim

Përleshje mes katër të dyshuarve në Drenas, sekuestrohen pistoletë, fishekë e shkop druri

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur në Drenas më 09.05.2024, bën të ditur Policia.

Lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare e rasit. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë”- thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.