Foto: VOA/Reuters

Përgjigja e Kremlinit ndaj presidentit Biden

Rusia i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, se homologu i tij rus Vladimir Putin “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”.

“Nuk i takon zotit Biden të vendosë për këtë. Ajo çështje duhet të mbetet vetëm në zgjedhjen e popullit të Federatës Ruse,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për CNN.

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i bëri thirrje popullit rus që të kundërshtojë regjimin e presidentit Putin, duke thënë se një lider si ai nuk meriton të jetë në udhëheqje.

“Më lejoni të them këtë, nëse jeni në gjendje të më dëgjoni. Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju e mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm. Ose që pranoni [shkatërrimin] e spitaleve, shkollave, materniteteve, për hir të Zotit, duke u goditur me raketa dhe bomba ruse”, deklaroi presidenti Biden, mesazh ky adresuar popullit rus.

Biden, porositi Moskën zyrtarë që të mos i shkoi mendja të sulmoi asnjë centimetër të territorit të NATO-s, pasi siç tha ai, do të ketë konsekuenca të rënda.

Presidenti Biden e bëri të qartë se konflikti aktual në Ukrainë – një shtet jo anëtar i NATO-s – nuk kërkon që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt në luftë.“Forcat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat ruse, forcat amerikane janë këtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha ai./REL