Përfundon takimi mes presidentes Osmani dhe shefit të AKI-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Ajeti është parë duke u larguar nga objekti i presidencës pas përfundimit të takimit.

KALLXO.com mëson se prezent në takim ka qenë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Dhjetëra policë të rendit janë vendosur në veri të vendit pas vendimit të institucioneve për të rritur praninë policore në këtë pjesë të Kosovës.

Rritja e pranisë policore vjen pas incidenteve të ditëve të fundit, gjatë të cilave u përdorën granata dore e u shkrepën edhe armë zjarri.

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar mbremë në Zveçan me armë zjarri.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit  Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policies” – thuhet në njoftimin e Policisë.

KALLXO.com mëson që Polici është sjellë për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

Polici i plagosur mbrëmë në veri po trajtohet në QKUK

Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i KALLXO.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar mëngjesin e sotëm nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

 

Sulmohet ekipi i Kallxo.com në Mitrovicën Veriore (Pamje)