Përfundon seanca e Kuvendit për sot, vazhdon nesër në ora 11:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të vendosin për Projektligjin për letërnjoftime dhe pas kësaj e ndalën punën për sot.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës u hodh në votim Projektligji për letërnjoftime. Por, ky Projektligj nuk u miratua nga Kuvendi pasi që për të votuan vetëm 46 deputetë për.

Pas kësaj, deputetët kërkuan që Kuvendi të përfundojë punimet për sot dhe të vazhdojë punën nesër në ora 11:00.