Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Përfshihen nga zjarri 50 ari bari në fshatin Zogori e Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë përfshirë nga zjarri 50 ari bari në fshatin Zogori në komunën e  Vushtrrisë.

Në raportin e Policisë thuhet se zjarrin e kanë shuar banorët dhe nuk ka pasur nevojë për zjarrfikës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.