Joe Biden dhe Kamala Harris

Për shkak të ekzaminimeve mjekësore, Biden ia bartë pushtetin përkohësisht Kamala Harris

Presidenti i Shteteve të Bashkuara t Amerikës (SHBA), Joe Biden do t’ia bartë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris, përderisa Biden do të jetë nën anestezi për shkak të një ekzaminimi mjekësorë. Kështu bëri të ditur sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Harris do të punoj nga zyra e saj në West Wing, përderisa Biden do të jetë nën anestezion”, ka thënë Psaki.

Biden, i cili feston ditëlindjen e 79 të shtunën, arriti mëngjesin e sotëm në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” për t’iu nënshtruar një kontrolli rutinor fizik, e para për të që nga koha kur mori presidencën.

Është rutinë që një zëvendëspresidente të marrë pushtetin presidencial përderisa Presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi, raporton CNN.

Harris do të bëhet gruaja e parë e vendit, e para grua me ngjyrë dhe zëvendëspresidentja e parë afro-amerikane që merr rolin e presidencës.