Për 70 vjet, popullsia në Kosovë u shtua mbi 1 milion njerëz (Dokument)

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë për herë të fundit është bërë në vitin 2011. Numri i qytetarëve rezidentë në Kosovë ishte 1 milion e 780 mijë e 21 qytetarë.

Ndërsa vlerësimi i popullsisë, që është bërë në vitin 2018, ka gjetur se numri i qytetarëve rezidentë është rritur për rreth 15 mijë njerëz, brenda 7 viteve prej regjistrimit.

Agjencia e statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë edhe në vitin e largët, 1948.

Regjistrimi i popullsisë, 72 vite më herët kishte nxjerrë të dhëna se në Kosovë jetojnë 733 mijë e 34 qytetarë rezidentë.

70 vite më vonë, kur është bërë vlerësimi i fundit i popullsisë në Kosovë, numri i qytetarëve është rritur për më shumë se 1 milion.

Në Kosovë, në vitin 2018 të regjistruar kanë qenë 1 milionë e 795 mijë e 666 persona apo 1 milion e 62 mijë e 632 qytetarë rezidentë më shumë.

Numri më i madh i qytetarëve rezidentë të regjistruar në Kosovë është ai i vitit 1991, ku numri i popullsisë në Kosovë kishte qenë 1 milionë e 956 mijë 196 qytetarë.