Uji

Pëlcet gypi i ujit në Bresje të Fushë Kosovës, mbetet pa furnizim një rrugë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit në Bresje të Fushë Kosovës.

“Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje( rruga për Pejë).

Sanimi, sipas informatave nga terreni pritet të përfundojë sot në orën 14:30.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.