Pejë - Policia gjen armë gjatë bastisjes në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar tri armë gjatë bastisjes së një shtëpie në Pejë.

Bastisja sipas policia ka ndodhur mëngjesin e sotëm, gjatë të cilës është arrestuar i dyshuari V. S., 27 vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikator.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të cilët edhe janë duke u marrë me rastin. Në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, njofton policia.