Pejë, gjendet i vdekur një 54-vjeçar

Një person i moshës 54-vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në Pejë.

Policia e Pejës ka njoftuar se rreth orës 7:00 ka pranuar informacion se në një kanal në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’, në Pejë, është një person i shtrirë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite  policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me  hetimin e këtij rasti janë duke u marrë Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është bartur nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.