Lumi Vjosa në Shqipëri - Foto: Facebook/LumiVjosa

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në lumin Vjosa

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në lumin Vjosa sot gjatë ditës, raporton Top Channel.

Viktima, që sipas raportimit banonte në Përmet, u gjet rreth orës 15:00 dhe dyshohet se është mbytur.

Tutje është thënë se Policia e Shtetit ka njoftuar se raportimi është bërë nga bashkëshortja e viktimës.

Ajo thuhet se ka treguar që viktima ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Po ashtu është raportuar se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.