Ilustrim - Policia në aksion

Pejë - Arrestohet pasi publikoi koment përçarës në Facebook-un e ish deputetit Milaim Zeka

Një burrë është arrestuar në Pejë për shkak të një komenti që ai ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, të ish deputetit Milaim Zeka.

Ai dyshohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorisë”, shtoi Nikçi.