Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Pejë, 16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se aktualisht po trajtohen 66 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të Spitalit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se 2 pacientë pozitivë me COVID-19 janë në respiratorë, 47 pacientë janë në Oksigjeno- terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.