Pas rasteve me COVID-19, Skenderaj sot i heshtur (FOTO)

Për afër një muaji që nga përhapja e coronavirusit në Kosovë, dy rastet e para janë konfirmuar në mbrëmjen e së shtunës në komunën e Skenderajt.

Siç ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari, të dy pacientët janë nga fshati Burojë, përkatësisht nga lagjja Thaçi.

Jashari në një prononcim për KALLXO.com ka njoftuar të shtunën se dy rastet me coronavirus nga Buroja janë nënë e bijë dhe se janë raste kontakti me një mysafir nga Prishtina.

Ndërkaq, KALLXO ka siguruar disa fotografi të shkrepura sot nga atmosfera në qytetin e Skenderajt.

Në pamje shihet se qytetarët pas këtyre rasteve kanë reduktuar daljen edhe në kohën kur lejohet ajo.

Këto janë fotografitë nga disa pjesë të ndryshme të qytetit të Skenderajt.