Bekim Jashari. Foto: Facebook

Bekim Jashari: Nënë e bijë nga Buroja patën kontakt me një mysafir nga Prishtina

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në një prononcim për KALLXO.com ka njoftuar se dy rastet me coronavirus nga Buroja janë nënë e bijë.

Sipas tij, të dy pacientet janë raste kontakti me një mysafir nga Prishtina.

Jashari tha se pasi të mblidhen të gjitha informacionet do të shqyrtohen mundësitë për të futur në karatinë vetëm lagjen Thaçi apo gjithë fshatin.

“Pacientët janë nënë (1950) dhe bijë (1981), që kanë pasur një mysafir nga Prishtina, nuk kam detaje se kur, dhe janë infektuar me kontakt. Ne kemi dërguar edhe ekipin e mjekësisë dhe drejtorin e shëndetësisë bashkë me Policinë për ta parë lokacionin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Nesër kam thirr në orën 11:00 shtabin emergjent për të marrë masa. Unë i kam thënë policinë që deri në 11 më e pas nën kujdes fshatin Burojë e sidomos lagjen Thaçi, pasi që është mundësia me e fut në karantinë vetëm lagjen e jo komplet. Do të marrin ata informata për më pa se kanë pasur kontakt më gjerë”, tha Jashari për KALLXO.com

Vetëm sot në Kosovë janë shënuar edhe 33 raste me koronavirus.

 

Kryetari i Skenderajt: Pacientët me coronavirus janë nga Buroja