FOTO KALLXO: BUROJË gjendja e keqe e rrugës

Kryetari i Skenderajt: Pacientët me coronavirus janë nga Buroja

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se dy rastet e para të shënuar në këtë komunë janë nga fshati Burojë, përkatësisht lagja Thaçi.

Ai njoftoi se janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Dy rastet e para pozitiv me COVID-19 janë shënuar minuta më parë në Komunën e Skenderajt.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan.

Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 283, prej tyre, 58 të shëruar dhe 7 viktima