Ilustrim

Pas mosmarrëveshjes në telefon, burri rrah gruan e tij

Një mosmarrëveshje në telefon mes një çifti bashkëshortor është kthyer në rrahje.

Kjo pasi që burri po dyshohet se rrahu bashkëshorten pas të njëjtës mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Istog dy natë më parë.

E njëjta për shkak të lëndimeve të marra ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Sipas raportit ditor burri është arrestuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit burri është dërguar në mbajtje për 48 orë.