Foto: ZKM

Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Hoti takon ARKEP-in për ndalimin e përdorimit të pajisjeve 5G nga shitësit e pabesueshëm

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit.

“Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre” tha Hoti sot gjatë takimit me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u potencua rëndësia e sigurisë kombëtare, ruajtjes së rendit publik, ruajtjes së kufirit shtetëror për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

Pika e nëntë e marrëveshjes së Uashingtonit, thotë që Kosova dhe Serbia në rrjetet e tyre mobile do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të cilat dërgohen nga shitësit e paverifikuar.

“Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur” thuhet në pikat e pë​rmbajtjes së​ marrë​veshjes së​ në​nshkruar nga Kosova në Uashington.