Foto: LDK

Pas atij të ShBA-së, ambasadorët e Zvicrës dhe Hungarisë vizitë në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit që ka pasur gjatë ditës me ambasadorin e ShBA-së Philip Kosnett, ka pritur në takime të ndara edhe ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ushtruesen e detyrës së ambasadores së Hungarisë, Krisztina Szabo.

Sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku gjatë takimeve foli për zhvillimet e fundit në LDK dhe në Kosovë duke vënë në pah qëndrimet e Lidhjes Demokratike karshi proceseve nëpër të cilat po kalon vendi.

“Po ashtu gjatë takimit u diskutua për rolin që LDK-ja do të ketë si parti opozitare dhe për angazhimet në të ardhmen në kuadër të procesit të reformimit dhe të rimëkëmbjes së LDK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje LDK-ja ka theksuar se palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm duhet të vazhdojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Ndërsa, ata uruan Kryetarin e LDK-së për zgjedhjet e brendshme në LDK, dhe e njoftuan atë për projektet që Zvicra dhe Hungaria kanë zbatuar në Kosovë përgjatë dekadave”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Pas formimit të Qeverisë Kurti 2, ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë theksuar nevojën e menjëhershme që të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

QUINT: Detyra e parë zgjedhja e Presidentit