Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas ankesës së BIRN/IKS, Balli Kombëtar Demokrat në Podujevë dënohet me 300 euro nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova ka gjobitur me 300 euro Organizatën Balli Kombëtar Demokrat për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo pasi kandidati për kryetar i komunës së Podujevës, Gazmend Islami ka thyer heshtjen zgjedhore përmes rrjetit social Facebook, ka sponsorizuar me anë të cilit ka kërkuar nga qytetarët që të votohet.

“Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD) me seli në Podujevë, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 300.00 (treqind euro), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale , për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në njoftim.

Organizatën Balli Kombëtar Demokrat ka një afat prej 15 ditësh për të paguar këtë gjobë ose të parashtroj ankesë.

Këtu mund të gjeni vendimin e plotë të PZAP.