Parashikimi i motit për dy ditët e para të vitit 2020

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njoftoi se në dy ditët e para të vitit 2020 do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, njoftoi sonte Instituti Hidrometorologjik./21Media