Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit në Kosovë

Të martën (26.03.2024) në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica.

Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0 gradë Celisus, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq, nga e premtja e në fundjavë për herë të parë pritet të shtrihen masa më të ngrohta ajrore, të cilat do sjellin edhe temperatura mbi 20 gradë Celsius. /Telegrafi