FOTO: Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Facebook.

Parandalohet futja në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë e një telefoni

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e një telefoni brenda Qendrës.

Sipas njoftimit, oficerët korrektues gjatë kontrollit të familjarit vizitor, më saktësisht të rrobave të tij, kanë gjetur një telefon, të cilin ai ka tentuar ta fuste në Qendër, duke e fshehur atë në rroba.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin dhe kanë anuluar vizitën, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia” – thuhet në njoftim.

FOTO: Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Facebook.
FOTO: Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Facebook.