Foto: Ilustrim

Parandalohet futja e një telefoni në qendrën e paraburgimit në Prishtinë - FOTO

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ShKK ka parandaluar kontrabandimin e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit të SHKK, zyrtarët korrektues gjatë kontrollit të shëtitores kanë gjetur një pako të cigareve ku ishte fshehur një telefon i tipit “Nokia” dhe kabllo për mbushje.

“Sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pas një pune intensive të stafit, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Zyrtarët korrektues gjatë kontrollimit të shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës se metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon i tipit “Nokia” dhe një kabllo për mbushjen e telefonit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia të cilët kanë bërë konfisktimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.