Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është parandaluar futja e një telefoni brenda objektit.

Familjarë gjatë vizitës së të burgosurit kanë vendosur një telefon brenda rrobave dhe kanë tentuar që t’ia dërgojnë të burgosurit.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar rrobat e sjella nga familja dhe kanë anuluar vizitën, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia”- thuhet në njoftim.